Kulturë

“Alba Festival”, mbi 12 mijë persona në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe

Alba Festival

Po vazhdon edhe sot koncerti Alba-Festival në Cyrih të Zvicrrës.

Artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e të gjitha trojeve shqiptare do të jenë pjesëmarrës për publikun në Zvicër.

Është një vlerësim se janë pjesëmarrës më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe të tjerë, raporton albinfo.ch.

Në Alba-Festival po performojnë yjet e njohur të muzikës shqiptare si: Dardan, Ron, Elita-5, Kida, Dhurata Dora, Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Ghetto Geasy, Lluni, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Elvana Gjata, Ylli Limani, MC Kresha, Regard, Semi, Lyrical Son, Lendri Vula, Tayna, Mozzik Getinjo.

Festivali vazhdon deri vonë sonte dhe nesër gjatë gjithë ditës.