Kulturë

Alarm për bombë në teatër, këngëtarja e njohur tërhiqet me forcë

Në Teatrin Riverside, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u raportua për një kërcënim për bombë.

Alarmi për bombë, bëri që këngëtarja e njohur, Patti LaBelle të largohet papritmas nga skena gjatë një koncerti.

Policia tha se “të gjithë klientët” u evakuuan menjëherë nga teatri, i cili ka 2,450 vende dhe ishte me kapacitet të plotë.

Ndërkaq, një video e cila u bë virale në rrjetet sociale tregon këngëtaren ikonë duke folur me publikun sigurimi i afrohet asaj në skenë.

Policia nuk ka zbuluar ende ndonjë mjet shpërthyes brenda teatrit.

/Shqip.com