Lajme

Alarm për bombë në disa shkolla në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug

Ilustrim

Në disa shkolla në komunën e Novobërdës, Kamenicës e Ranillugut është ndërprerë procesi mësimor për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

Lajmin e ka konfirmiar për SHQIP.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba (mjet shpërthyes):, tha ai.

Ndërsa shtoi se rastet janë duke u hetuar veç e veç.

Lajmi në përditësim..