Lajme

Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Alarm i rrejshëm për bombë është raportuar gjatë mbrëmjes së sotme në Aeroportin e Prishtinës.

Kështu ka deklaruar, Flora Ahmeti- zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thonë nga Policia e Kosovës.

/Shqip.com