ALARM! Hakërohet Banka Credins, qytetarëve iu grabiten lekët nga llogaritë. Kartat e debitit në dorë të keqbërësve të internetit, bëjnë blerje online dhe transferojnë fondet
Banka Credins po përballet me një sulm kibernetik sipas të gjitha gjasave. Një nga bankat më të mëdha në Shqipëri për herë të tretë bie pre e hakerave. Në redaksinë e Shqip.com kanë mbërritur denoncime nga qytetarë të ndryshëm të cilët të alarmuar ngrenë shqetësimin se po iu vidhen lekët e rrogave dhe kursimet në llogaritë që kanë pranë Bankës Credins. Nga një vëzhgim i thjeshtë rezulton se, nëse vërtetë kemi të bëjmë me një sulm kibernetik, ato që janë hakëruar janë kartat e kreditit dhe debitit. Karta e debitit është karta bankare e cila shërben për tërheqjen e pagës. Ndërsa karta e kreditit specifikisht për pagesa dhe blerje online.
Por pikërisht përmes kartave të debitit rezultojnë lëvizje të pavullnetshme në shuma të konsiderueshme parash te disa klientë të Bankës Credins. Dyshimet janë se kartat e qytetarëve po përdoren nga keqbërësit e internetit për të bërë blerje online dhe duke transferuar fonde në llogari të panjohura. Shqip.com disponon me fakte se si qytetarët iu janë vjedhur shuma të mëdha parash nga llogaritë e tyre por nuk i bën publike për shkak se ka të dhëna sensitive.
Klientët e Credins ankohen edhe për arrogancën që kanë ndeshur te Banka në momentin kur i janë ankuar për hakërimin e llogarive bankare dhe kartave të debitit. Në të paktën 3 raste, banka u ka thënë lientëve se nuk mban përgjegjësi për paratë që ata humbin. Pra, banka të cilët shqiptarët i kanë besuar kursimet dhe rrogën e tyre nuk mban përgjegjësi nëse llogaritë dhe kartat hakërohen dhe për rrjedhojë llogaria bankare zbrazet e përfundon në blerje online apo më keq akoma në transferta parash në llogari Bitcoin krejtësisht të pagjurmueshme.
Klientët e Credins ngrenë alarmin pasi kursimet e tyre, por edhe lekët e rrogës mujore nuk janë më të sigurta në llogaritë e kësaj banke. Kujtojmë që Credins është hakëruar edhe dy herë të tjera në të kaluarën, por banka ka mohuar të jenë prekur llogaritë e qytetarëve. Në dy rastet e mëparshme janë fajësuar hakerat iranianë të cilët goditën edhe institucionet shtetërore duke paralizuar funksionimin e shtetit në periudha të ndryshme që po ndodhte sulmi kibernetik.
Vijon…
/Shqip.com