Sport Shqiptar

Alain Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor

Alain Giresse, përzgjedhësi i Kosovës
Alain Giresse, përzgjedhësi i Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet për dy ndeshjet e muajit qershor.

Dardanët do të luajnë ndaj Rumanisë më 16 qershor në Prishtinë dhe tre ditë më vonë përballen me Bjellorusinë në udhëtim.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën me 23 futbollistë të grumbulluar për këtë dy takime të rëndësishme.

Hekuran Kryeziu dhe Elbasan Rashani janë dy rikthimet e mëdha te Dardanët për këto dy sfida, derisa në listë ndodhet edhe mbrojtësi Lirim Kastrati.

Ndërkohë për herë të parë nga Përfaqësuesja A e Kosovës janë ftuar edhe Jetmir Topalli dhe Ermal Krasniqi.

/Shqip.com