Sport Ndërkombëtar

Al Hilal përgatitet për transferimin e Messit

Skuadra arabe, Al Hilal është e bindur në transferimin e Lionel Messit.

Burime të gazetës spanjolle “SPORT”, bëjnë të ditur se Al-Hillal synon të njoftojë nënshkrimin e Leo Messit të martën e ardhshme, më 6 qershor.

Al Hilal raportohet se i ka ofruar Messit një pagë astronomike prej 400 milionë euro në sezon, e cila do ta bënte lojtarin më të paguar në botë, duke e kaluar edhe Cristiano Ronaldon, i cili merr 200 milionë euro te skuadra arabe Al Nassr.

Kujtojmë që tashmë është konfirmuar largimi i Messit nga PSG, dhe sot do të luaj ndeshjen e fundit kundër Clemontit, ndërsa për transferimin e tij janë të interesuara edhe Barcelona dhe Inter Miami.

/Shqip.com