Sport Ndërkombëtar

Al-Hilal ofron pagë të pabesueshme për portierin Lloris

Kampionati arab vijon të tërheqë vëmendjen e yjeve të futbollit dhe pas Cristiano Ronaldos një tjetër kampion pritet të përfundojë aty. Bëhet fjalë për portierin francez Hugo Lloris, që aktualisht luan me Tottenham në Premier League.

Lloris luan prej 11 sezonesh me Spurs, me të cilin ka ende edhe një vit kontratë. Gjithsesi, ekipi i Al-Hilal është gati të rrëmbejë portierin francez, kampion bote, duke i ofrua një rrogë të çmendur: 1.3 milion euro në muaj.

Një propozim që nuk është anashkaluar nga Lloris, tashmë 36 vjeç dhe në fundin e karrierës. Francezi me shumë gjasa do të lërë Tottenham në fund të sezonit edhe për faktin se Spurs po kërkojnë prej kohësh një portier të ri.

I gjetur përballë kësaj oferte, francezi është gati të nënshkruajë një kontratë me Al-Hilal, ekip që synon të sjellë edhe Lionel Messi në Arabi.

Gjithçka pritet të konfirmohet në lidhje me këtë transferim në fund të sezonit të Premier League.

/Shqip.com