Akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares, gjykata vendos “Arrest me burg” për Altin Çokun
Publikuar:
(15.02.2024 11:53:51)
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz.
Siç shihet nga pamjet Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami.
Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm.
“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.
/Shqip.com