Lajme

Akuzat në media/ Kush është deputeti që fshehu pasurinë duke falsifikuar kontratën e ndërtuesit, bëri deklarim të rremë në ILDKPI

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Asllan Dogjani është një nga politikanët që në mënyrë të habitshme ka mundur t’i shmanget filtrit të deklarimit të pasurisë përmes falsifikimit haptazi të dokumentacionit. Ligji shqiptar parashikon që zyrtarët e zgjedhur që fshehin ose bëjnë deklarim të rremë të pasurisë rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Media ZËRI ka publikuar dokumente që tregojnë sesi Dogjani, edhe pse e ka paguar me mandate bankare apartamentin në fjalë, deklaron në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë se këtë pronë e ka përfituar falë shërbimeve të konsulencës.

Historia nis në vitin 2006, kur Dogjani përmes shoqërisë së ndërtimit PROTIAL SHPK, vendosi të merrte një apartament.

Apartamenti në fjalë u mor nga Dogjani në këtë shoqëri për një vlerë për 950 euro për metër katrorë. Kjo vlerë, u pasqyrua në një kontratë noteriale të rregulltë mes Dogjanit dhe shoqërisë, ku siç edhe mund të shihet, rezulton me firmë dhe me vulë me administratorin e shoqërisë, N.A.

Dogjani i tregon ILDKPI se ka një njësi biznesi në pronësi, me sipërfaqe 79.9 m2 dhe vlerë 90 mijë euro. ZËRI raporton se u interesua dhe mësoi se kjo pronë, ndodhet në pallatin e Protial, atje ku Dogjani pagoi këstet e apartamentit. Në kohën që dyqani doli në treg, kishte një vlerë të vlerësuar nga ekspertët në të paktën 150 mijë euro. Habia qëndron në faktin sesi Dogjani e përfitoi për vetëm 90 mijë euro, në vitin 2022, kohë kur çmimi i referencës në zonën ku ndodhet kjo pronë është 2500 euro për metër. Pra nga 2500 euro, Dogjani u bë pronar dyqani në katin përdhe për vetëm 940 euro/metri.

Kjo njësi tashmë është kthyer në hostel me qira ditore për turistët.

Në Google mund të gjendet si Zara Guesthouese, ndërsa pronari i saj, Asllan Dogjani dhe e shoqja nuk e kanë regjistruar si aktivitet as në Tatime dhe as në QKB, duke iu shmangur ligjit të ri për tatimin e biznesve air bnb.

Dogjani nuk dha asnjë shpjegim asnjë përse deputeti vendosi të falsifikonte formularin e ILDKPI.

Ky është rasti i disatë për të cilin prokuroria do të duhet të veprojë, pasi historia është e pastër dhe kontratat janë dorëzuar nga vetë Dogjani në ILDKPI në mënyrë fiktive.

Fatos Tushe është subjekt aktual i SPAK ndërsa në të shkuarën të tjerë deputetë e zyrtarë publikë janë gjetur në shkelje të hapur të ligjit duke fshehur dhe falsifikuar formularët e deklarimit në ILDKPI.

Në vitin 2010, Dogjani asokohe deputet, bën deklarimin e detyrueshëm të pasurisë pranë ILDKPI, ku shprehet se ka në pronësi një apartament, i cili i është dhuruar nga puna si konsulent ligjor i kompanisë Protial.

Bashkëngjitur në ILDKPI, ai dorëzon edhe një kontratë e noterizuar pranë noteres Blerina Avrazi, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Kontrata, e cila përmban vetëm firmë dhe 5 nene, nga 6 që kishte kontrata e parë, përcakton se Dogjani nuk do të paguajë asnjë qindarkë pranë kompanisë pasi këtë e merr falas nga shërbimet e tij të konsulencës ligjore.

Por ky në fakt nuk është një gabim njerëzor.

Siç edhe mund të shihet, në mandatet bankare, dallohet qartësisht se Dogjani e ka paguar këtë apartament në bankë me disa këste, dhe e vetmja arsye pse kontrata e dytë u rishkrua vetëm me noteren dhe pa vulën e kompanisë ishte për ta deklaruar atë në ILDKPI, e për të fshehur kështu pasurinë. Konkretisht, Dogjani ka paguar në këto data, vlerën që duhet të jepte për apartamentin, të cilin në ILDKPI e deklaron si një pronë që iu dha falas nga vlera 113.980 euro, burimi i të cilave është i panjohur.

  • Data 06.12.2006, vlera 30.000 Eur (tridhjete mije euro) paguar Naim Alimerkos
  • Data 16.04.2007, vlera 10.0000 Eur (dhjete mije euro) paguar Naim Alimerkos
  • Data 14.05.2007, vlera 30.000 Eur (tridhjete mije euro) paguar Naim Alimerkos
  • Data 01.08.2008, vlera 10.000 Eur (dhjete mije euro) paguar Naim Alimerkos
  • Data 2008, vlera 15.000 Eur (pesembedhjete mije euro) paguar Naim Alimerkos
  • Data 11.08.2008, vlera 3.500 Eur (tre mije e peseqind euro) paguar Naim Alimerkos
  • Data 05.02.2010, vlera 10.000 Eur (dhjete mije euro) paguar Ilirjan Çeles
  • Data 07.05.2010, vlera 5.480 Eur (pese mije e katerqind e tetedhjete) paguar Ilirjan Çeles

Në total 113.980 Eur (njeqind e trembedhjete mije e nenteqind e tetedhjete euro).

Përse Dogjani i pagoi këto para, nëse apartamentin e mori falë konsulencës së tij brilante me vlerë 113 mijë euro?

Ky deklarim i rremë dhe falsifikim i formularit të ILDKPI është bërë qëllimisht nga Dogjani për të fshehur pasurinë, dhe sot do të duhet të jetë subjekt i Prokurorisë së Posaçme dhe KQZ për heqjen e mandatit.

Në një trajektore tejet të çuditshme, pasuria e Dogjanit nga 2010 deri në vitin 2022, është shumëfishuar në mënyrë të habitshme.

Dogjani i tregon ILDKPI se ka një njësi biznesi në pronësi, me sipërfaqe 79.9 m2 dhe vlerë 90 mijë euro. ZËRI u interesua dhe mësoi se kjo pronë, ndodhet në pallatin e Protial, atje ku Dogjani pagoi këstet e apartamentit. Në kohën që dyqani doli në treg, kishte një vlerë të vlerësuar nga ekspertët në të paktën 150 mijë euro. Habia qëndron në faktin sesi Dogjani e përfitoi për vetëm 90 mijë euro, në vitin 2022, kohë kur çmimi i referencës në zonën ku ndodhet kjo pronë është 2500 euro për metër. Pra nga 2500 euro, Dogjani u bë pronar dyqani në katin përdhe për vetëm 940 euro/metri.

Kjo njësi tashmë është kthyer në hostel me qira ditore për turistët.

Në Google mund të gjendet si Zara Guesthouese, ndërsa pronari i saj, Asllan Dogjani dhe e shoqja nuk e kanë regjistruar si aktivitet as në Tatime dhe as në QKB, duke iu shmangur ligjit të ri për tatimin e biznesve air bnb.

ZËRI e kontaktoi deputetin Dogjani përpara publikimit të këtij artikulli, por nuk morëm asnjë përgjigje, përse deputeti vendosi të falsifikonte formularin e ILDKPI.

Ky është rasti i disatë për të cilin prokuroria do të duhet të veprojë, pasi historia është e pastër dhe kontratat janë dorëzuar nga vetë Dogjani në ILDKPI në mënyrë fiktive.

Fatos Tushe është subjekt aktual i SPAK ndërsa në të shkuarën të tjerë deputetë e zyrtarë publikë janë gjetur në shkelje të hapur të ligjit duke fshehur dhe falsifikuar formularët e deklarimit në ILDKPI. Lajmi është marrë nga Zeri.ai

/Shqip.com