Lajme

Akuza të rënda mes LVV-së dhe PDK-së

Përparim Gruda, PDK
Përparim Gruda, PDK

Përparim Gruda, Koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahut i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe për çështjen e Vettingut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gruda e ka quajtur të turpshme deklaratën e Sallahut, duke thënë se ata që ” koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në”.

“PDK e ka ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces. Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin”, ka shkruar Gruda ndër të tjera.

/Shqip.com