Akuza për prostitucion dhe vrasje, ish konkurrentja e “Për’puthen” rrëfen detaje nga e shkuara e saj

Laureta Zyba, ish- konkurrentja e Për’puthen është njëra ndër konkurrentet më të komentuara të këtij sezoni.
E gjithë kjo pasi ajo kishte një të kaluare jo të mirë penale.
Ajo ka treguar se ishte në moshë të vogël dhe gaboi se i besoi një djali, duke folur kështu për të historinë e saj në Shqipëria Live.
Laureta pranoi se ka qenë në burg për një periudhë të shkurtër, më pak se një muaj.
Ajo zbuloi se shkak i arrestimit ishte partneri i saj asokohe, i cili sipas saj ishte shtetas malazez, ndërsa kur u pyet nëse personi në fjalë është Vali Corleone, ajo tregoi se fotot që qarkullojnë janë montaze dhe se nuk është ai.

“Kam qenë në burg dhe është një periudhë që është shumë e tmerrshme për mua, më keq nga sa njerëzit e flasin apo e përshkruajnë. (Pyetje) Je arrestuar për vrasje dhe prostitucion? Po. Të them të vërtetën kam qenë shumë e vetëdijshme kur jam futur në atë emision sepse historia që më ka ndodhur është bërë bujë. Nuk e kam pasur shansin të them të vërtetën.
Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat. Nuk është Vali Korelone, janë montazhe.”, tregoi ajo.
Fillimisht 27-vjeçarja u komentua në mediat sociale pasi figuron se ka qenë e kërkuar nga INTERPOL si pjesë e një rrjeti mafioz serb.
Ajo u vendos në pranga në një operacion policor në vitin 2018 së bashku me tre persona të tjerë, dy shtetas malazezë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe një shtetas serb./SHQIP.com