Rozë Ndërkombëtar

Aktorja turke ndahet prapë me të dashurin?

Aktorja e njohur turke Hande Erçel, duket se po përjeton ndarjen e dytë brenda një viti.

Në shkurt të këtij viti, ajo dhe Kerem Bursin me të cilin edhe ishin protagonistë të serialit “Dashuria është në ajër” deklaruan ndarjen.

Mirëpo më pas nuk kaloi shumë kur aktorja u përfol për një lidhje të re.

Aktorja Hande Erçe

Ajo u kap mat me aktorin Kan Yildirim disa herë, por duket se edhe kjo romancë ka përfunduar këtë verë. Hande ka deklaruar për mediat turke se është beqare.

Po ashtu dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke konfirmuar kështu zyrtarisht ndarjen.