Rozë Ndërkombëtar

Aktorja spanjolle reagon për rastin në Pejë, ku u rrah një e moshuar

Aktorja spanjolle, Claara Galla ka reaguar për rastin e fundit, ku një e moshuar është rrahur nga infermierja në Pejë.

Ajo në Instagram ka postuar foton e të moshuar me vajzën e saj, ku shihen duke e puthur.

“A është kjo bota në të cilën duam të jetojmë” ka shkruar ajo.

Ndryshe, Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj tri të dyshuarave për përfshirjen në sulmin ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

/Shqip.com