Rozë

Aktorja kosovare mbetet në lift, Policia e Kosovës, zjarrfikësit e KEDS refuzojnë ta ndihmojnë

Aktorja, Hajat Toçill

Aktorja, Hajat Toçilla siç duket sot nuk ka pasur një ditë të mirë.

Kjo pasi ajo ka mbetur e mbyllur në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha, pasi në këtë situatë ajo ka thënë së nuk u ndihmua nga policia, zjarrfikësit e KEDS.

Ajo në Facebook ka thënë se ka mbetur rreth 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pastaj ka pranuar ta hapë atë.

“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur prej shtetit jam! Policia e Kosovës, zjarrfikësit, KEDS-i refuzuan me më ndihmu me dal prej liftit ku mbeta rreth 30minuta (n ‘mos ma shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës”, ka thënë ajo.

Ajo në këtë situatë ka ironizuar edhe me liberalizimin e vizave – duke uruar për të./SHQIP.com