Rozë

Aktorja Gashi: PM dhe Dagz e tradhtuan Fifin

Aktorja, Flutra Gashi Tanushi

Aktorja kosovare, Flutura Gashi-Tanushi ka reaguar pas situatës që ka ndodhur mbrëmë në Big Brother, ku këngëtares, Fifi i ka rënë të fikët, pas një diskutimi që kishte me Belindën.

Ajo ka thënë se produksioni qëllimisht e ka nxjerr Fifin si person me probleme mendore, pasi sipas saj ajo është një konkurrente shumë e fortë.

Ajo ka fajësuar edhe dy kosovarët, Dj PM dhe Dagz për mospërkrahje ndaj Fifit.

“Produksioni BBV e nxjerri Fifin njëri me probleme mendore nuk po me çuditë ky fakt se të tillë janë edhe e kam pritë  edhe prej banorëve brenda nuk po çuditem aspak sepse ju konvenon me largu një konkurrente të fortë si është Fifi ma shumë po çudisin ata dy hutat e Kosovës aty brena që mas krejt kësaj lojë që po i bëhet Fifit prej produksionit ata e zgjedhin të preferuar Semin”.

Ajo më tej tha se nëse Fifi ishte larguar mbrëmë shikueshmëria do t’i binte emisionit.

“Nëse e konsiderojnë një njeri me probleme shëndetësore d.m.th. mendore në këtë rast vetëm pse nuk e duron padrejtësinë si duron njerëzit hipokrit aty brena njerëzit që luajnë fallco atëherë i bie që gjithë aty kanë probleme mendore se ne deri sot kemi pa aty brenda njerëz që edhe e kanë përdorë shëndetin mental për lojë që i bie që ata njerëz me të vërtet nuk janë normal edhe janë favorizu janë lëmuar nga produksioni i ‘Big Brother Albania’ e them me shume bindje që në qoftë se sonte Fifi e kishe lëshuar shtëpinë e BBV shikueshmëria kishe ra 100%”.

Aktorja ka thënë së “Nëse dikush deri me sot me aq sa kamë parë e meriton fitoren e BBV është Fifi -Filloreta Raçi”./SHQIP.com