Rozë Ndërkombëtar

Aktorja e njohur rrëfen si e braktisi i dashuri pasi ajo refuzoi të bënte botox

Aktorja Sharon Stone ka folur së fundmi për ‘Vogue Arabia’ në lidhje me plakjen natyrale dhe se si një mashkull më i ri me të cilin ajo po takohej dikur e pyeti nëse përdorte botox.

Fatkeqësisht idhja përfundoi pak kohë më vonë.

Në revistën e muajit shtator, Stone foli për përvojën e saj në lidhje me një djalë më të ri dhe se si marrëdhënia e tyre ndryshoi kur ai e pyeti nëse përdor botox.

Ajo kujton se i tha atij se të dy ndoshta do të  kishin një ego të lartë nëse do ta bënte këtë gjë, por kjo nuk ishte në preferencat e saj. Marrëdhënia përfundoi menjëherë pas kësaj, por Stone nuk lejoi që kjo të ndikonte tek ajo, duke theksuar se ajo nuk donte dikë në jetën e saj që vlerësonte vetëm bukurinë që ka.

“E takova edhe një herë pas kësaj dhe më pas ai nuk ishte i interesuar të dilte më me mua”, tha Stone për revistën. “Nëse nuk më shihni për më shumë se kaq, ju lutem gjejeni vetë rrugëdaljen.”

Ekziston një arsye e mirë që ylli i “Basic Instinct” ka zgjedhur të mos përdorë injeksione për të ndryshuar procesin e plakjes. Ajo pranon se i ka përdorur ato kur ishte më e re, por tashmë ka hequr dorë.

Një përvojë e keqe me botox-in, e cila çoi në komplikime shëndetësore, e bëri atë të ndryshojë këndvështrimin e saj dhe për injeksionet e tjera.

“Ka pasur periudha kur kisha arritur famën dhe mora botox dhe filler dhe gjëra të tjera, dhe më pas pata këtë goditje masive dhe një hemorragji në tru nëntë ditë, dhe më duhej të bëja mbi 300 injeksione me botox dhe filler për të bërë njërën anë që fytyra të më kthehej në normalitet”, shpjegoi ajo.

Frika e saj shëndetësore që përfshinte injeksionet dhe domosdoshmëria e tyre në procesin e rikuperimit të saj ndryshuan mënyrën se si ajo i shikonte ato. Ato u shndërruan nga një “luks i lezetshëm” në “një lloj nevoje neurologjike masive dhe të dhimbshme”.

Stone tani preferon ta tregojë pamjen e saj ashtu siç është, siç dëshmohet dhe nga postimi i saj në Instagram në fillim të kësaj vere, ku ajo pozoi topless në një pishinë.

“E postova sepse ndihem sikur femrat bëhen të padukshme pasi ne bëhemi nëna, dhe ju jeni 45 vjeç dhe njerëzit ecin pranë jush sikur nuk jeni aty”, tha aktorja 64-vjeçare.

Stone shpjegoi se ajo dhe miqtë e saj kanë bërë një marrëveshje që vazhdimisht të përpiqen të rrisin vetëvlerësimin e njëri-tjetrit sepse “jeta nuk të bën gjithmonë të ndihesh si një fitues ndërsa rritesh.”/Shqip.com