Rozë Ndërkombëtar

Aktorja e famshme e “Squid Game” bën “follow” në Instagram këngëtaren shqiptare

Aktorja koreane, HoYeon Jung

Nuk ka shumë kohë ku emri i serisë së re koreane “Squid Game” përmendet në çdo rrjet social.

Seriali i zhanrit thriller dhe aksion doli në platformën Netflix në datën 17 shtator, 2021, dhe që nga kjo datë, askush nuk ka mundur të rezistojë që të mos jap komente të ndryshme mbi të.

Mirëpo, nga ky serial, ajo që kapi vëmendjen e publikut më shumë ishte aktorja simpatike koreane, HoYeon Jung.

Aktorja e cila luan rolin e Kang Sae-byeok, ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe kjo dukshëm është shpalosur në numrin e ndjekësve në Instagramin e saj duke e kthyer atë në aktoren më të ndjekur koreano-jugore në Instagram.

Squid Game

Në vetëm disa javë numri i ndjekësve të aktores është rritur nga 400.000 në 16.4 milion ndjekës.

Ajo që ka tërhequr vëmendje së fundi është se në mesin e personave që ajo ndjekë është edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Këngëtarja si duket e ka parë serialin dhe gjithashtu ka bërë “follow back” aktoren. Këtë e bënë të ditur edhe fansat e dyshes në rrjete sociale duke etiketuar ato.

Karriera e Jung filloi me modelizëm për agjensionet e modelizmit në Korenë e Veriut./SHQIP.com