Rozë Ndërkombëtar

Aktorja amerikane paditet për abuzim seksual të fëmijëve

Aktorja e njohur amerikane Tiffany Haddish ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj saj dhe komedianit Aries Spears, për abuzim seksual të fëmijëve.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, tha se nuk mund të fliste shumë për rastin pasi ende ishte në hetime.

“Fatkeqësisht për shkak çështja është në hetim, unë mund të them shumë pak për këtë. Por, padyshim, ky skeç kishte për qëllim të ishte komik, nuk ishte aspak qesharak – dhe më vjen shumë keq që pranova të luaja në të. Mezi pres që të jem në gjendje të ndaj shumë më tepër për këtë situatë sa më shpejt që të mundem”, ka shkruar ajo.

Padia pretendon se Haddish dhe Spears kanë shfrytëzuar Jane Doe, tani 22 vjeç, dhe vëllain e saj John Doe, tani 14 vjeç, në dy skeçe komedi të filmuara kur ishin fëmijë.

Sipas The Daily Beast, “John Doe e kalon pjesën më të madhe të videos i veshur vetëm me të brendshme, ndërsa personazhi i Spears e përshkon atë përmes dy vrimave të prera në një gazetë. Po ashtu Aries Spears shihet duke shfaqur epsh ndaj fëmijës 7-vjeçar dhe duke e ngacmuar atë gjatë gjithë kohës”.

Avokati i Haddish, Andrew Brettler, tha se nëna e paditësit, Trizah Morris, ka disa vite që po përpiqet të pretendojë këto pretendime false kundër Haddish.