Kulturë Kino

Aktori Xhevat Limani rrëfen së çfarë ka shkruar në testament për fëmijët

Aktori i njohur, Xhevat Limani
Aktori i njohur, Xhevat Limani

Aktori, regjisori dhe dokumentaristi i mirënjohur Xhevat Limani ka qenë i ftuar në emisionin e News 24, “Vila24”. Ai tregoi udhëtimin e tij brilant në skenat e vendit fqinj, si dhe në skenat e vendeve të ndryshme të botës.

Aktori shqiptar shquhet për interpretimin “original” të Gjergj Kastriotit, madje dhe pamja e tij është e veçantë. Xhevat Limani tregoi për moderatoren Anila Çela dhe raportin me bashkëshorten dhe fëmijët.

“Bashkëshortja ime ka qenë dhe shoqja ime, kemi qenë shokë klase. Unë e kam rrëmbyer pas 14 vitesh dashuri. Ne kemi dy vajza të cilat kanë ndjekur rrugën e artit, kam mbesa dhe nipër. Familja për mua është tempull.

Personi me të cilin unë flas për bindjet e mia është zonja ime, por i pari është publiku”, tha Limani.

Ai shtoi se ndjehet krenar për fëmijët, nipërit e mbesat duke zbuluar dhe çfarë ka shkuar në testament për ta.

“Ju kam thënë në testament që nuk ju kam lënë as llogari në banka, as ara, as vreshta, as pasuri të tundshme apo të patundshme, ju kam lënë tingullin tim hyjnor, fjalën time”, tha aktori.

/Shqip.com