Aktori kosovar pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë

Festivali i filmit në Kanë filloj edicionin 75-vjetorit më 17 maj.
Me një përzgjedhje të emrave të Hollywoodit, festivali ka rifilluar kalendarin e tij tradicional pas dy vjetëve të ndërprerjeve pandemike.
Juria përfshin aktorë dhe regjisorë, duke përfshirë Rebecca Hall, Noomi Rapace, Deepika Padukone, Jeff Nichols dhe Asghar Farhadi.
Ndërkaq, pjesë e festivalit këtë vit do të jetë edhe aktori kosovar Alban Ukaj.
Aktor dhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Kontakt në Bosnje e Hercegovinë, pati një rol në filmin Tori dhe Lokita, me regji të Jean-Pierre & Luc Dardenne, i cili u përfshi në programin konkurrues të Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë.
“Tori dhe Lokita” është një tregim në stilin e vëllezërve Dardenne, social dhe të angazhuar në shoqëri, për dy fëmijë, afrikanë, që kërkojnë letra në Belgjikë.
Kjo është hera e dytë që Albani shkon në Kanë me vëllezërit Dardenne. Ai mori pjesë për herë të parë në Festivalin e 61-të të Filmit në Kanë në vitin 2008 me filmin e tyre “Lorna’s Silence”.
Festivali më i madh i filmit në botë do të zhvillohet nga 17 deri më 28 maj.
Festivali do të zgjasë deri më 28 maj./Shqip.com