Kulturë Kino

Aktori i “Squid Game” koreano-jugori i parë që ka fituar një çmim në Golden Globes

Aktori 77-vjeçar O Yeong-su ka marrë çmimin si “Aktori më i mirë në rol dytësor” për rolin e tij Oh Il-nam në serialin e suksesshëm të Netflix.

“Squid Game” dhe aktori Lee Jung-jae u nominuan gjithashtu respektivisht në kategoritë “Seriali më i mirë televiziv – Dramë”, dhe “Përformanca më e mirë nga një aktor në një serial televiziv – dramë”.

Edhe pse nuk arritën të fitonin, ishte gjithsesi hera e parë që një shfaqje dhe aktor i Koresë së Jugut ishte nominuar për ato kategori.

Golden Globes është edhe më i vjetër se vetë aktori O Yeong-su, pasi ka nderuar shfaqje televizive dhe filma të njohur gjerësisht për 79 vjet.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve këtë vit, u zhvillua pa transmetim televiziv dhe pa audiencë. Në vend të kësaj, anëtarët e HFPA shpallën fituesit dhe i postuan në mediat sociale.

Por duket se organizimi modest i Golden Globes nuk e prishi fitoren e madhe për O Yeong-su.

Aktori tha për Netlfix se “Pasi dëgjova lajmin, i thashë vetes për herë të parë, ‘ti je një tip i mirë’”, tha O në një deklaratë të lëshuar nga Netflix, shkruan Arirang.

“Nuk jemi më ne brenda botës, është bota brenda nesh. Duke përqafuar aromën e kulturës sonë dhe dashurinë për familjen time, ju falënderoj të gjithëve në botë. Ju uroj një jetë të bukur”, tha tutje ai.

Seriali ‘Squid Game’ që nga publikimi i tij është bërë seriali më i ndjekur i Netflix në 94 vende, me 142 milionë shikime.