Rozë Ndërkombëtar

Aktori amerikan bën publike lidhjen me modelën 25-vjeçare

Jake Gyllenhall dhe modelja, Jeanne Cadieu

Aktori i njohur i Hollywood-it, Jake Gyllenhall, ka bërë publike lidhjen e tij të re.

Ai është fotografuar për herë të parë si qift në Lincoln Center te premiera e filmit “The last daughter” në New York City gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Modelja e njohur franceze, Jeanne Cadieu, pranoj që lidhja e tyre ishte që disa vite, derisa shtoi se ata ishin njohur duke xhiruar një film, ku Jake kishte rol te rëndësishëm, shkruan Daily Mail.

Sipas Cadieu, shikimet që ata shkëmbyen atë ditë ishin të zjarrta dhe ajo shkëndijë nuk është fikur ende.

Ata  u panë për herë të parë duke ecur së bashku në Paris në dhjetor të 2018-tës dhe një vite më vonë u fotografuan së bashku në New York. 

Në gusht 2019, Cadieu u pa duke mbështetur aktorin në hapjen e shfaqjes së tij në Broadway. 

Po atë muaj një person i brendshëm i Page Six raportoi se ajo ishte takuar me familjen e Gyllenhaal dhe se e kishin marrë në pushime familjare modelën./SHQIP.com