Kulturë Kino

Aktiviteti që po shndërron Parkun e Qytetit në destinacion kulturor

Në Parkun e Qytetit nën freskinë e pishave po bëhen përgatitje për të shfaqur filmin “The curse of La Llorena”.

Ngjyrave të verës kuptim po i jep aktiviteti kulturor “Film n ‘park”.

Ky organizim është duke u bërë nga vullnetar për një javë të plotë.

“Ky organizim është bërë edhe në vitin 2017 është organizuar prej komplet njerëzve tjerë na veç kemi vendos me e rikthyer për shkak se na është dukur event tepër i mirë edhe një mundësi shumë e mirë për emancipimin e të rinjve nëpër filmave dhe lojërave të ndryshme që janë bërë” ka thënë Laura Dragusha organizatore e këtij eveti

Filmat janë të përzgjedhur nga vetë të rinjtë, përmes një pyetësori në rrjete sociale.

“Ne i përdorim social media shumë për me ra në kontakt me njerëz që kanë me ardhur, postojmë pyetje se çka kishit pas dëshirë me shfaq disa shfaqja mandej ata vetë zgjedhin”, ka thënë më tutje Dragusha

Aktivitete si këto, të rinjtë po thonë se i mungojnë Prishtinës.

“Për momentin shumë mirë jemi tu kalu sa jemi ardh, po më pelqen organizimi muzika gjithçka, po mendoj që i mungojnë pasi që në Prishtinë ka shumë pak aktivitete të tilla”, ka thënë Ulta Halimi një qytetare nga Prishtina.

“Shumë i mungojnë, tani unë i kam 20 vjet edhe jam e re mjaftueshëm edhe nuk e di që ka ndonjë aktivitet që unë si e re edhe shoqëria jem me shku edhe me u kënaq në këtë mënyrë, ka nevojë shumë po shumë keq që nuk ka mjaftueshëm.’, ka thënë Altina Gjini vullnetare në këtë event.

Të rinjtë kanë zgjedhur një mënyrë mjaft interesante që të mbledhin fonde për të blerë pajisje të reja.

Unë jam tek shanku, shankun e kemi qit për shkak që me marr fonde për me investu për herën tjetër që d.m.th. me i marrë zërimin më të mirë, ekranin më të mirë shilte ma shumë etj”, është shprehu Olt Xheladini një tjetër vullnetar.

Ky organizim po i duket i qëlluar edhe pjesëmarrësve të tjerë.

“Jemi dal për herë të parë me pa organizimin në film park edhe po shkon gjithçka shumë mirë, është një organizim që është tu u ba prej vetë të rinjve prej shokve tmij edhe po m’pelqen”, ka thënë një qytetar pjesëmarrës.

Aktiviteti “Film n’park”, do t’i ketë dyert e hapura për dashamirësit e filmit deri në fund të verës.

Videon mund ta shihni këtu: /Shqip.com