Lajme

Aktivitetet e kryeministrit Kurti për ditën e sotme

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të zhvillojë disa aktivitete.

Në ora 10:40, Kurti do të jetë në fshatin Muhoc të komunës së Ferizajt, ku bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, do të marr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Pas këtij aktivitete, ai do të shkojë në Dragash, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizitë në rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe takim me Kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kjo vizitë e Kurtit në këtë komunë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:15.

E duke filluar nga ora 12:40, kryeministri do të ketë takim edhe me Kryesuesin e Asamblesë komunale, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës së Dragashit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitë në Komunën e Dragashit dhe takim me Kryesuesin e Asamblesë komunale, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës”, thuhet tutje në njoftim.

/Shqip.com