Lajme

Arrestohen aktivistët e PSD-së, ndërpresin konferencën e Trendafilovës

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë tjerë janë arrestuar pas aksionit në konferencën e kryetatares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Aktivistët e PSD-së, e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, të hënën.

Ata thanë se nuk mund ta lejojnë që të kalojë në qetësi konferenca e një përfaqësuese të një “gjykate të padrejtë”.

Lexo edhe:
Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë, ku mbet i vdekur një i mitur

“Duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.

Por, Trendafilova nuk e kupton gjuhën shqipe, për këtë tha se i vjen keq që nuk i kuptoi çfarë thanë.

Ajo i ftoi aktivistët që të bashkohen në konferencë e t’i bëjnë pyetje.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 me aprovimin e Kuvendit të Kosovës. /Shqip.com