Lajme

Aksioni në Prishtinë, bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore

Policia e Kosovës ka bastisur Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mëngjesin e së mërkurës. Mësohet se aksioni është zhvilluar pas dyshimeve për keqpërdorime lidhur me një objekt në lagjen “Lakërishtë” në kryeqytet.

Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore, ka thënë për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të mërkurën se është duke e realizuar një aksion në Prishtinë e Podujevë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”.

Aksioni po realizohet edhe për shkak të dyshimit të veprave penale “Detyrim” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

/Shqip.com