Lajme

Aksioni në lagjen e Boshnjakëve, Policia kërkon dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka përfunduar operacionin në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë për SHQIP.com se është kryer një bastisje në këtë lagje ndërsa thekson se nuk ka të arrestuar.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë,  konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion”, tha Kelani.

Ai bëri të ditur se nuk ka pasur ndonjë të arrestuar nga ky operacion.

“Dy personave iu është lënë ftesë që të paraqiten në polici, për dyshimin e kryerjes së veprave penale”, u shpreh Kelani.

Po ashtu, gjatë ditës janë shtuar forcat e policisë edhe në pikat kufitare pasi sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut./Shqip.com

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes