Lajme

Aksioni në Kompaninë “Ambienti” në Pejë, reagon Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë kanë zhvilluar një aksion në kompaninë “Ambienti” në Pejë nën dyshimin për korrupsion.

Lajmi është konfirmuar për shqip.com nga zëdhënësi i Prokurorisë, Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Mund të iu informoj se Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion lidhur me këto dyshime. Aksioni ka filluar që nga mëngjesi dhe ende po vazhdon”, tha Nikqi.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lexo edhe:
Aksion i policisë në kompaninë “Ambienti” në Pejë, dyshohet për korrupsion

Ai ka thënë se epoka tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

“Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka thënë Sveçla.

Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tone, secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë, ka shtuar më tutje Sveçla.

/Shqip.com