Lajme

Aksioni në Karaçevë: Rrënohen disa kazino e arrestohen disa persona

Ilustrim

Disa persona janë arrestuar dhe disa kazino janë rrënuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, i cili filloi mëngjesin e kësaj të mërkure dhe po vazhdon akoma.

Lexo edhe:
Aksion i policisë dhe prokurorisë në Karaçevë

Kështu kanë konfirmuar për Shqip.com nga Policia e Gjilanit, megjithatë nuk kanë bërë të ditur se sa është numri i tyre.

“Ka të arrestuar, por nuk mund të flasë më shifra. Ka edhe disa kazino ilegale që janë rrënuar. Aksioni është në proces. Jemi duke punuar në vend të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovbës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Shqip.com ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Gjilanit, Kadri Rrahimaj, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Një operacion tjetër i Policisë dhe Prokurorisë i njohur si rasti “Karaçeva” është zhvilluar në shtatorin e vitit të shkuar, në fshatin Karaçevë.

Foto nga operacioni “Karaçeva”

Gjatë këtij aksioni është shkatërruar një rrjet që organizonte ilegalisht lojëra të fatit. Janë shkatërruar shumë ndërtesa, ndërsa janë arrestuar 33 persona.

Muajin e kaluar Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër 73 personave lidhur me këtë rast. Në mesin e tyre ka edhe zyrtarë policorë./SHQIP.com