Lajme

Aksioni në Karaçevë – arrestohen edhe dy të dyshuar

Aksioni i Policisë në Karaçevë.

Edhe të persona të dyshuar janë arrestuar të martën, në vazhdimësinë e operacionit policor për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në fshatin Karaçevë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale.

“Sot datë: 21.12.2022 janë arrestuar dy persona të dyshuar që ishin në kërkim policor, pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të  avokateve mbrojtës, me  urdhër të  prokurorit të shtetit   janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me këtë rast hetimet  janë në  vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave tjerë.

Ndryshe, operacioni në fjalë u zhvillua të mërkurën e 15 dhjetorit, ku janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Po ashtu është konfiskuar një sasi e aparateve të lojërave të fatit, shtëpiza kompjuterike, laptopë, pistoletë, gjeneratorë e para të gatshme.

Operacioni për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, është realizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan./SHQIP.com