Lajme

Aksioni anti-drogë në Suharekë: Konfiskohen 31 kg marihuanë dhe u arrestuan gjashtë persona

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe kanë konfiskuar 31 kilogramë narkotikë të llojit “marihuanë” në aksionin e zhvilluar në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në një konferencë për media, prokurorja e rastit Arjana Shajkovci tha se katër nga të arrestuarit janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova.

“Janë gjashtë persona të arrestuar. Katër persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy janë shtetas të Republikës së Kosovës. 32 kilogramë drogë të llojit “Marihuanë”, 2 mijë e 59 bimë të mbjellura në saksi që janë konfiskuar dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura për shitje”, tha Shajkovci.

Ilustrim

Gjithashtu ajo theksoi se janë sekuestruar automjete dhe telefona mobil, lap-top dhe një shumë parash të gatshme.

“Janë sekuestruar tre automjete në vendin e ngjarjes. Njëra është e markës BMë, Ford dhe Opel Zafira. Po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë telefona mobil, një lap-top, DVR dhe 2 mijë e 185 euro para të gatshme”, deklaroi prokurorja e rastit.

Ajo theksoi se substancat narkotike janë gjetur në kulmin e një objekti shtatë katësh./Shqip.com