Lajme Botë

Aksionet ruse po bëhen “të pa investueshme”, thotë ofruesi kryesor i indeksit

Aksionet ruse ranë pas pushtimit të Ukrainës. (Andrea Ronchini/NurPhoto/Getty Images)

Ofruesi i shërbimeve të investimeve MSCI po nxjerr Rusinë nga indekset e saj të tregjeve në zhvillim dhe tani po e quan vendin një treg “të pavarur”, shkruan CNN.

Firma tha të mërkurën se aksionet ruse ishin “të pa investueshme”, bazuar në reagimet nga “një shumicë dërrmuese” investitorësh dhe menaxherësh të aseteve pas pushtimit rus të Ukrainës.

Duke filluar nga e mërkura e ardhshme, të gjithë indekset ruse do të riklasifikohen, shtoi MSCI.

Lëvizja flet për atë se sa e izoluar po bëhet Moska ndërsa vazhdon të përballet me valë të reja sanksionesh ndëshkuese.“Është shumë e vështirë të shohësh ndonjë skenar tani ku blerja e aseteve ruse ka kuptim,”  tha për CNN Business javën e kaluar, David Coombs, kreu i investimeve me shumë asete në Rathbones.

Teksa, FTSE Russell, një tjetër ofrues i indeksit nën Bursën e Londrës, tha gjithashtu se do të shkurtojë Rusinë nga të gjithë indekset e saj të aksioneve të gjurmuara gjerësisht nga java e ardhshme.