Lajme

Aksion policor për lirimin e hapësirave në afërsi të tregut të veturave

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave në afërsi të tregut të veturave në Zonën Industriale në Prishtinë.

Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Në njoftimin e Inspekcionit, thuhet se kjo pjesë përveç që është e papastër, rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve nga therja apo prerja e shpezëve, në kushte totalisht të papërshtatshme.

/Shqip.com