Lajme

Aksion i policisë: Arrestohen pesë persona, konfiskohen mbi 9 kg marihuanë

Policia e Kosovës njofton se të premten ka zhvilluar një aksion në fshatrat Bec dhe Brovinë si dhe në qendër të Gjakovës, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.

Të dyshuarit janë B.I., (viti i lindjes 1970), Sh.I., (viti i lindjes 1977), M.I., (viti i lindjes 1993), F.M., (viti i lindjes 1989) dhe U.Q., (viti i lindjes 1970).

Gjatë kontrollit, policia po ashtu ka konfiskuar mbi 9 kilogramë substancë, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, 140 fara që dyshohet të jenë kanabis sativa, gjashtë gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike, 28 bimë narkotike kanabis sativa, katër peshore për matje, foli të tejdukshme, 11 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër vetura dhe katër celularë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’./SHQIP.com