Lajme

Aksion i madh i Policisë në shkollat e Ferizajt, sekuestrohen 5 pistoleta, 2 armë-gjysmë automatike e 40 thika

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj së bashku me Sektorin e Hetimeve por edhe në koordinim me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj kanë zhvilluar një aksion në disa shkolla në Komunën e Ferizajt.

Nga ky aksion është arritur që të sekuestrohen 5 armë zjarr, dy armë-gjysmë automatike, 40 thika, 10 boksa metali , Mulli për bluarje të marihuanë 6 copë, – Shufra metali, 4 copë, dhe Elektro shok,  1 copë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga PK-ja

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim më Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt dhe nën autorizim të Prokurorisë Themelore ët Ferizajt , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, që në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’- thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Po ashtu është bërë e ditur se gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20)  persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt./Shqip.com