Lajme

Aksion i madh i Policisë në 5 komuna, Prokuroria urdhëroi bastisje dhe arrestime

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Drejtoria për Krime të Rënda, e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës është duke zhvilluar një aksion në 5 komuna të Kosovës kundër Krimit të Organizuar.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se aksioni ka nisur herët në mëngjes dhe ka edhe të arrestuar.

Tutje ai ka shtuar se 13 të dyshuarit H.S, M.H, K.L, F.L, E.L, R.Gj, Sh.J, A.J, I.S, S.J, S.B, M.N, H.J, dyshohen për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë,  Skenderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale.”- ka thënë ai.

Ndryshe, Nikçi ka thënë se Policia është ende duke e vazhduar aksionin në këto komuna duke mos dhënë detaje më tepër./SHQIP.com