Lajme

Aksidentohet për vdekje një 12-vjeçare teksa po skijonte në Brezovicë

Një 12-vjeçare është aksidentuar për vdekje teksa ishte duke skijuar në Brezovicë. Ajo ishte rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda, të cilat nuk arriti t’i përballojë.

Kështu u bë e ditur nga Ardian Grazhda, njëri nga menaxherët e Qendrës së Skijimit.

“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babanë e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë, por nuk e kanë ndalë aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë, ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda për Klan Kosova.

Ai theksoi se viktima i takon nacionalitetit serb dhe është nga Leposaviqi.

/Shqip.com