Lajme Botë

Aksidentohet një kamion me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre

Një kamion që transportonte rreth 100 majmunë u përfshi në një aksident të premten në Pensilvani, tha policia e shtetit ndërsa autoritetet kërkuan për të paktën tre nga majmunët që dukej se i kishin shpëtuar automjetit.

Kamioni që transportonte kafshët u përplas me një kamion tjetër pasdite në Montour County, ka thënë punonjësi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick, raporton abcnews, përcjell SHQIP.com.

“Kamioni ishte rrugës për në një laborator”, ka thënë Pelachick.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që mund të shohin majmunët të telefonojnë policinë e shtetit.

Është e paqartë nëse në aksident janë lënduar njerëz apo kafshë.