Lajme

Aksidentohet një autobusi shqiptar në Kroaci, humb jetën 41-vjeçari, nëntë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafik-ndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Policia njoftoi paraprakisht se nga përmbysja e autobusit ka humbur jetën një shtetas shqiptar 41 vjeç, një person ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët po shërohen mirë në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Ndërsa 5 prej pasagjerët e tjerë që kanë marrë dëmtime të lehta në kokë dhe shtyllë kokrrizore, janë dërguar në spitalin e Karlovacit.

Policia kroate po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Autostrada në të cilën ndodhi aksidenti u bllokua përkohësisht ndërsa tashmë është hapur për të gjithë mjetet përjashtuar ato të tonazhit të rëndë, raporton N1.

/Shqip.com