Rozë

Aksidentohet me veturë Atdhe Xharavina

Atdhe Xheravina

Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ka pësuar një aksident trafiku në Tiranë, aty ku po jeton tashmë e një kohë të gjatë.

Kjo është bërë e ditur nga disa fotografi të publikuara nga “NewsBomb”.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka qenë mjeti ngjyrë hiri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin të tipit “Audi” që i përket ish-konkurrentit nga Gjakova.

Aksident në Tiranë, i përfshirë Atdhe Xheravina

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në lidhje me këtë, Atdheu ka falënderuar të gjithë personat që i kanë shkruar pas aksidentit.

“Familjarë, miq dhe dashamirë në pamundësi që të iu kthej mesazhet të gjithë pas një aksidenti me makinë po ju shkruaj këtu. Faleminderit dhe zoti ju ruajt”, ka shkruar ai./SHQIP.com

Burimi: Instagram