Lajme

Aksidentohet kosovari në Shëngjin; është në gjendje të rënd shëndetësore

Foto e marrë nga oranews

Një kosovarë ka mbetur i lënduar, të martën në një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit.

Aksidenti ka ndodhur në ora 23:45.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar, raporton oranews.al.

Pas ardhjes së menjëhershëm të ambulancës, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Tutje thuhet se rrugës mantilbardhët duke ia dhënë ndihmën e parë e kanë mbajtur në vetëdije.

Së bashku më mjekët në vend të ngjarjes kishin arritur edhe policia.

Mësohet se i plagosuri është një shtetas kosovar rreth 30 vjeçar, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.

Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit./Shqip.com