Rozë

Aksidentohet Fatjon Kuqari

Fation Kuqari

Ish konkurrenti i Përputhen, Fatjon Kuqari është përfshirë në një aksident trafiku.

Nga video që është publikuar nga Abc.news.al shihet se Fatjoni është brenda makinës dhe nuk ka ndonjë lëndim shëndetësor, ndërsa makina e tij është dëmtuar në pjesën anësore.

Ndryshe Fationi u bë i njohur nga emisioni i dashurisë ku arriti që të ketë edhe një famë të madhe.

Ai ka treguar shpeshherë se është i apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë dhe siç raportohet në media ai kohë më parë është gjobitur nga policia disa herë  u gjobit pasi ka lëvizur me një shpejtësi 215 km/orë./SHQIP.com