Lajme

Aksidentohen disa vetura te Fakulteti Teknik

Aksident te Fakultetit Teknik

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Siç shihet në fotografitë e dërguara nga lexues të SHQIP.com, në aksident janë të përfshira disa vetura.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se në këtë pjesë të qytetit nuk janë duke funksionuar semaforët e që ka shkaktuar aksidentin.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes shihet të ketë mbërritur ekipi i Policisë së Kosovës.

SHQIP.com do të ju mbajë të informuar.

Aksident te Fakultetit Teknik
Aksident te Fakultetit Teknik
Aksident te Fakultetit Teknik