Aksidenti tragjik në Manzë të Durrësit i merr jetën çiftit të sapomartuar, humb jetën edhe një i mitur (FOTO+EMRAT)
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:22 të kësaj të mërkure, në rrugën dytësore në Manzë të Durrësit. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.
Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
©Shqip.com