Lajme Ballkan

Aksident zinxhiror në Rrugën e Arbrit, dyshime për tre të vdekur e katër të plagosur

Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, ku raportimet paraprake flasin për 3 të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Identiteti i viktimave dhe të plagosurve nuk është bërë akoma i ditur.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Cerenecit, pranë Gjoricës.

/Shqip.com