Lajme

Aksident zingjiror në rrugën Librazhd-Elbasan, përfshihen shtatë vetura dhe lëndohet një vajzë

Sot  të shtunën gjatë pasdites, ka ndodhur një aksident trafiki zingjiror në të cilin janë përfshirë shtatë vetura në  vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Siç ka raportuar Tch, thuhet se në këtë aksident ka mbetur e lënduar një vajzë e cila është jashtë rrezikut për jetë.

Në aksin rrugorë Librazhd-Elbasan thuhet se shkas i aksidentit ka qenë plasja e gomës së një automjeti gjë që ka bërë devijimin e tij.

Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara./Shqip.com