Lajme

VIDEO/ Aksident tragjik në Tepelenë, humbin jetën 4 persona

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona.

Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

/Shqip.com