Lajme

Aksident tragjik në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë, 2 prej tyre ndërrojnë jetë, tjetri i plagosur rëndë

Screenshot

Një aksident tragjik u regjistrua sot në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku për pasojë humbën jetën 2 fëmijë dhe një i tretë mbeti i plagosur rëndë. Mësohet se të aksidentuarit janë 2 vëllezër dhe kushëriri i tyre.

Një nga vëllezërit dhe kushëriri i tyre mbetën të vdekur në vend nga përplasja fatale e automjetit që drejtohej nga Nikoll Radaçi ndërsa vëllai tjetër është plagosur rëndë dhe po dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata thonë se kjo rrugë ku ndodhi aksidenti është burim aksidentesh dhe ata janë ankuar gjithmonë.

Banorët thonë se babai i 2 vëllezërve ndodhet në Itali për kurim pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

/Shqip.com