Lajme

Aksident trafiku tek Fakulteti Teknik në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në aksidentin e trafikut shihet se janë të përfshirë dy vetura.

Në bazë të fotografive të siguruara nga Shqip.com, në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca gjë që nënkupton që nga aksidenti mund të ketë edhe të lënduar.

Redaksia ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ishin të paqasshëm.

Shqip.com do të iu mbajë të informuar për rastin/Shqip.com